Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka njoftuar se çdo mbret apo mbretëreshë mund të martohet me një person të së njëjtës gjini, pa hequr dorë nga froni.
Në një përgjigje me shkrim për pyetjet e parlamentarëve, kryeministri Mark Rutte shkroi të martën se kabineti nuk e sheh që një trashëgimtar ose mbret do të duhej të braktiste fronin nëse ai/ajo dëshironte të martohet me një person të të njëjtit seks.
Dasmat mbretërore holandeze kanë nevojë për miratimin e parlamentit.
Në letrën e tij drejtuar parlamentarëve, Rutte nuk iu përgjigj përfundimisht pyetjes në rastin e martesës së të njëjtit seks, nëse një fëmijë i lindur pas një dhurimi të spermës ose nëpërmjet një nëne zëvendësuese mund të quhet “trashëgimtar legjitim”.
Pyetjet u ngritën pas botimit të një libri gjatë verës mbi trashëgimtaren e fronit, “Amalia, Duty Calls”.
Princesha holandeze e kurorës mund të martohet me një person të çdo gjinie pa hequr dorë nga e drejta e saj në fron, tha të martën kryeministri i Holandës.
Princesha Catharina-Amalia është fëmija më i madh dhe trashëgimtarja e mbretit Willem-Alexander, e cila do të mbushë 18 vjeç, më 7 dhjetor. Ajo mbaroi shkollën e mesme në qershor dhe njoftoi se do të bëjë një vit pushim, para se të ndjekë universitetin. Ajo gjithashtu ka refuzuar ndihmën vjetore prej 1.6 milionë euro që i takonte kur mbushi 18 vjeç, duke deklaruar në një letër drejtuar Rutte në fillim të këtij viti, se ajo e konsideron “të pakëndshme të marrë paratë për sa kohë që nuk bën asgjë.
Princesha Amalia shtoi se nuk mund të pranojë këtë shumë parash aq më tepër në këtë kohë pandemie kur shumica e studentëve ndodhen në vështirësi ekonomike.
Martesa e të njëjtit seks është e ligjshme në Holandë që nga viti 2001, por gjithnjë është supozuar se ajo nuk mund të zbatohej për kurorën, pasi do të duhej të kishte një trashëgimtar të fronit.
/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/