Qeveria holandeze ka ndaluar shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve për qytetarët për Vitin e Ri. Por kjo gjë nuk i ka penguar holandezet që të shkojnë në pjesën belge të qytetit Baarle, për ti marrë atje fishekzjarret.
Baarle ndodhet në kufirin midis Belgjikës dhe Holandës, dhe linja kalon nëpër objekte të shumta në qytet, shtëpi, restorante, muze dhe galeri.
Sipas të dhënave jozyrtare, ditët e fundit janë sjellë në Holandë mijëra fishekzjarre nga Belgjika, pavarësisht kontrolleve të shtuara.
Holanda i ndaloi fishekzjarrët edhe vitin e kaluar, ndërsa këtë vit kjo është bërë me arsyetimin se nuk duan të rëndojnë më shumë spitalet, duke pasur parasysh se numri i të sëmurëve me COVID-19 është rritur.
/Priza.al/