Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Mes të tjerave ministrja shprehet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.
Një ditë më parë, ka patur një seancë debati në parlamentin holandez në lidhje me çështjen e Integrimit në BE dhe shumica ra dakord që të zhvillohet Konferenca e parë ndër-qeveritare me Shqipërinë. Pjesë e diskutimit ishte dhe Shqipëria dhe qëndrimi që do të mbajë Hollanda në mbledhjen e Këshillit në 22 Qershor.
/Priza.al/