Doganat holandeze sekuestruan më shumë se katër ton kokainë në portin e Roterdamit. Droga u gjet natën e së premtes në një ngarkesë me dru nga Suriname
Nëse droga do të dilte në treg do të përfitoheshin 301 milion euro, por u asgjesua nga policia.
Holanda është bërë një nga portat kryesore për drogën – veçanërisht kokainën – në Evropë, kryesisht përmes Roterdamit, portit më të madh në Kontinentin e Vjetër. Një total prej 4,600 kg kokainë u kap në port në 2005 dhe është “kapja më e madhe e regjistruar ndonjëherë” në Roterdam, sipas një zëdhënësi të prokurorisë.
Agjencia evropiane e policisë Europol tha në një raport në fillim të këtij muaji se Belgjika dhe Holanda janë portat kryesore për kokainën në tregjet evropiane.
/Priza.al/