Meghan Markle ka nënshkruar një marrëveshje me një agjenci talentesh dhe do të jetë pjesë e ekipit të William Morris Endeavor. Ajo pritet të marrë pjesë në produksione filmike dhe televizive në Hollywood, ndërsa në të njëjtën kohë do të bashkëpunojë me marka të mëdha, biznese dhe projekte kreative.
Meghan Markle do të përfaqësohet nga Ari Emanuel, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Oprah Winfrey, Martin Scorsese, Charlize Theron, Mark Wahlberg dhe Dwayne Johnson.
Lajmi për marrëveshjen vjen tre vjet pasi Markle dhe Princi Harry u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe u zhvendosën në Kaliforni. Meghan ka qenë edhe më parë aktore dhe ka luajtur në serialin e njohur ‘Suits’.
Princ Harry dhe Markle kanë nënshkruar një marrëveshje prodhimi me Spotify, pjesë e së cilës përfshin podkastin e Meghan’s Archetypes dhe publikuan një seri dokumentare të titulluar Harry & Meghan nën partneritetin e tyre shumëvjeçar me Netflix.