Këtë të enjte janë duke u mbajtur homazhe tek “Dëshmorët e Kombit”, në lidhje me ditën Kombëtare të Dëshmorëve.
I pranishëm ka qenë presidenti Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit, por ka munguar kryeministri Edi Rama.
Mësohet se Rama ndodhet sot në Varshavë, Poloni, ku do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.