Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha po nderohet sot nga kolegë, familjarë dhe figura të vendit, po zhvillojnë homazhe për të në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mësohet se 44-vjeçari i vrarë nga Aldi Rama ishte babai i dy djemve të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç.
Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues.
44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Ndërkohë babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.
Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë. Ai i kërkoi të riut Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke e qëlluar dy herë me armë.
Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, pasi e kishin ndaluar për ta shoqëruar. Hoxha ndërroi jetë rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar plumbave të marrë në fyt dhe në zemër.
/Priza.al/