Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale.
Ndryshe nga sa pretendon qeveria shqiptare se të dhënat e marra nga hakerat nuk janë koefidenciale apo “sekrete”, apo se nga sulmi nuk ka patur dëme të mëdha, lëvizja e sotme provon edhe njëherë se sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe se pas sistemit TIMS apo hakerimin e emaileve dhe kamerave të paraburgimit, disponimi dhe publikimi i sistemit MEMEX përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore.
Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.
Por çfarë është MEMEX? MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi cdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.