Hakerat iranianën kanë ‘goditur’ sërish! Këtë herë ata kanë publikuar listën e zgjedhësve. Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh.
Publikimi i listës së zgjedhësve është shoqëruar edhe me një sfidë për kryeministrin Edi Rama. Hakerat pyesin me ironi nëse edhe pas kësaj, Rama mendon që ata nuk zotërojnë të dhënat sensitive të qytetarëve.
“Mendojnë ende politikanët tanë të korruptuar që ne nuk kemi akses tek të dhënat sensitive”, shkruajnë krah listës.
Lista e zgjedhësve publikohet pas patentave të shqiptarëve. Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe e-maile të administratës publike, etj.