Policia australiane në Hong Kong ka sekuestruar një ngarkesë prej 1.8 tonësh metamfetamine të lëngshme me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 1 miliard dollarësh (880 milion £).
Droga e klasit A, e cila shkonte për në Australi ishte gjetur e fshehur në kuti me ujë kokosi. Autoritetet australiane thanë se ngarkesa e paligjshme u identifikua duke përdorur inteligjencën e zhvilluar nga oficerët në Meksikë dhe Departamentit Australian të Punëve të Brendshme. Droga, e cila zakonisht quhet me emrin e saj të rrugës ‘xham’ për shkak të pamjes së kristaleve të bardha ishte nisur për në Uellsin e Ri Jugor, shtetin më të populluar të Australisë.