Horoskopi 11 Prill 2022, zbuloni si do të nisë kjo javë për ju

Dashi

Mos u tërhiqni nga një person që vetëm ju bën t’ju rrahë zemra fort. Ndonëse ju duket sikur nuk jeni askund, lini çdo gjë të ecë me kohën. Puna tashmë ju dukej sikur nuk po ecte si duhej, do të bëhet e rëndësishme për ju.

Demi

Do keni një shkëputje nga ata që doni sepse situata është e e tensionuar mes jush, por kjo nuk është diçka negative. Në punë, gjithçka po shkon shumë mirë, mos i nënvlerësoni propozimet e reja që do t’ju vijnë.

Binjakët

Situata në familje është e mirë. Sot dhe nesër ditë mund të ketë momente emocionuese në dashuri. Kujdes nga ajo që firmosni, mund të ketë shpërqendrime që do t’ju çojnë në vonesa.

Gaforrja

Beqarët do të kenë takime interesante. Kushtojini vëmendje gjendjes suaj sot, pasi një fjali e keqe ose një problem në familje mund t’ju mërzisë. Ndërkohë nëse punoni fort, do të keni stabilitet nga ana financiare.

Luani

Yjet parashikojnë momente të këndshme krah atij/asaj që pëlqeni, është koha për të ecur përpara. Ndryshime të mëdha vijnë edhe në punë.

Virgjëresha

Do të përjetoni tension në dashuri, por do të keni takime të reja intriguese. Ju që jeni në një lidhje të gjatë mund të kenë probleme financiare. Shmangni polemikat.

Peshorja

Juve pëlqejnë situatat e ndërlikuara në dashuri. Ndërkohë në punë, paratë po vijnë, ndaj mendoni të bëni propozime. Ata që janë sipërmarrës, do të jenë të favorizuar për sot.

Akrepi

Lajme të mira priten të vijnë nga ana e dashurisë. Dikush që ju ka qëndruar larg prej kohësh, mund t’ju shfaqet sërish. Në punë jeni shumë i kërkuar, bëni kujdes të mos e teproni. Nëse punoni vetë, nuk dini kujt t’i besoni.

Shigjetari

Mundohuni ta përjetoni dashurinë në maksimum dhe mos e fshihni faktin që keni dalë nga ‘guaska’ ku qëndronit prej muajsh. Në aspektin financiare duhet të qëndroni të qetë dhe të studioni një taktikë të re për të përfituar më shumë të ardhura.

Bricjapi

Sot do të jeni të hutuar, ndaj mos i besoni personit të parë që takoni. Në punë duhet të merrni vendime të rëndësishme, vlerësoni mirë këto ditë.

Ujori

Këtë muaj do të keni nevojë për qetësi në dashuri. Ndërkohë po vijnë situata të favorshme që mund të sjellin ndryshimin e jetës që keni dashur prej kohësh.

Peshqit

Nëse ju pëlqen dikush, filloni të mendoni se si të krijoni një mundësi të re. Në punë, kjo është periudhë që do t’ju çojë  në rritjen e performancës tuaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *