Horoskopi, 17 prill 2021

Dashi

Me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë, duket se ritmet marramendëse të ditëve të shkuara do të pësojnë një rëndie të ndjeshme, ndërkohë që do të marrin më shumë kuotë çështjet e zemrës.

Demi

Me Mërkurin që ju mbikqyr nga lart sigurisht që mund të ideohen e projektohen gjëra të mëdha, të cilat do t’ju garantojnë pa tjetër suksesin. Raportet ndërpersonale stimulohen nga Hëna.

Binjakët

Duhet të tregoheni të matur, të kujdesshëm dhe racionalë, pasi tani fillon një periudhë e trazuar, për shkak të “opozitës” që ju bëhet nga Marsi dhe Saturni. Mos lini pas dore partnerin.

Gaforrja

Raportet me të tjerët nuk mund të përmirësohen nëse vazhdoni të shihni gjithmonë “armiq” te ata që në fakt janë konkurrentët tuaj. Shumë gjëra pritet të ndryshojnë dhe ju duhet të përfitoni.

Luani

Thuajse papritur, energjitë tuaja do të ripërtërihen për shkak të një fluksi të ri të dyshes Afërditë-Mars që, veç të tjerash rigjallëron edhe anën sentimentale. Sa shumë para shpenzoni!

Virgjeresha

Edhe pse nga kontrasti Mars-Saturn mund të keni ndonjë moment dobësie, kjo do të jetë krejt e përkohshme, pasi ju mjaftojnë pak stimuj nga Mërkuri dhe Hëna për t’u rikuperuar plotësisht.

Peshorja

Kur ju këshillohet të mos shpenzoni shumë, nuk është fjala vetëm për paratë, për të cilat bëni mirë të dëgjoni këshillat, por kryesisht për energjitë, pasi qielli është shumë “dorështrënguar” me ju.

Akrepi

Që Marsi ju ka imponuar ritme shumë të larta kjo kuptohet shumë kollaj tani me një farë drobitjeje që ju ka ka kapluar e që tregon se “planeti i kuq” nuk ka më influencë ndaj jush. Pasionalë në dashuri.

Shigjetari

Parashikohet një ditë e mirë në planin e punës, por shumë interesante në atë afektiv. Nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për pasione dashurie nga frika e zhgënjimit të mundshëm, tani garanton Afërdita.

Bricjapi

Në përgjithësi panorama yjore është pozitive për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën mburojën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të precipitojnë në kahjen negative.

Ujori

Yjet thonë se do të jeni shumë aktivë në aspektin e punës, por jeni shumë të vështirë përsa i përket raporteve ndërpersonale. Jo të gjitha të vërtetat mund t’u thuhen në sy të tjerëve

Peshqit

Në përgjithësi lëvizja e planetëve është kaotike, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze Hëne për t’u bërë pasionalë./ Opinion.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *