Dashi
Falë bashkëpunimit të madh të Venusit dhe Jupiterit do jeni shumë të hapur ndaj risive sot dhe do jeni kureshtarë për gjithçka. Nëse keni një lidhje nuk do lejoni monotoninë të bëhet pjesë e jetës tuaj dhe do tentoni të provoni gjëra të reja dhe interesante. Mesdita do jetë më interesantja. Për ju beqarët do jetë dita ideale për të filluar një lidhje. Mundësitë do jenë të shumta dhe fantastike. Në punë do jeni profesionistë dhe do arrini të gjitha qëllimet pa u lodhur. Do jeni edhe mjaft të përgjegjshëm e seriozë prandaj mund t’iu besohen edhe çështje delikate. Llogarinë bankare mos e prekni sot nëse nuk doni të keni probleme serioze nesër.
Demi
Më shumë se kurrë ju do doni të mbylleni brenda guaskës tuaj dhe do qëndroni në heshtje. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë keqkuptime dhe probleme. Partneri nuk do dijë çfarë të mendojë për sjelljen e ndryshuar dhe mundet edhe t’iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët gjithashtu duhet të luftoni me veten dhe të tregoheni sa më të hapur sepse përndryshe nuk do e ndryshojnë dot jetën e tyre për mirë. Në punë do konkretizoni disa projekte të bërë prej kohësh dhe do i mahnitni që të gjithë. Veprat nuk do kenë nevojë për shumë fjalë sot. Edhe sektori i financave do mbetet i kënaqshëm.
Binjakët
Marsi do ju bëjë shumë luftarakë dhe konkurrues gjatë kësaj dite prandaj do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje, në mëngjes mund të ndiheni paksa vetëm për shkak të angazhimeve profesionale që do ketë partneri, por pasdite çdo gjë do ndryshojë. Ai mund të vijë tek ju me një buqetë me lule dhe mund t’iu propozojë diçka mjaft interesante. Ju beqarët do fiksoheni pas personave që janë të zënë ose pas ndonjë kolegu që keni në punë dhe mund të bëni gjithçka për t’i afruar sa më shumë. Në punë mund të filloni një projekt shumë më të rëndësishëm. Me besim dhe vendosmëri do ja dilni mbanë përherë. Gjendja financiare nuk do jetë në momentin më të mirë.
Gaforrja
Sot do iu jepni prioritet absolut gjërave që i keni më të vyera dhe mund të lini pas dore gjithçka tjetër. Nëse keni një lidhje do dini t’i menaxhoni krizat dhe do bëni zgjedhjet më të mira. Në mbrëmje do jeni në humor të shkëlqyer. Ju beqarët mos kërkoni të ecni me shpejtësi drejt krijimit të një lidhjeje sepse do gaboni rëndë. Në punë, mbi të gjitha, duhet të kërkoni cilësinë dhe jo sasinë. Orë shtesë mos pranoni të qëndroni sepse nuk do paguheni. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe megjithatë mirë është që të merrni masa sa pa u përkeqësuar situata.
Luani
Sot do vini gjithë kohës në punë trurin dhe nuk do bëni zgjedhje të gabuara. Çdo hap do e hidhni me maturi e përkujdes. Nëse keni një lidhje do preferoni të qëndroni disi larg partnerit për të reflektuar e për të marrë disa vendime. Kjo do jetë zgjedhja me e mirë pas vështirësive të kaluara. Ju beqarët do trishtoheni pasi dikush që e pëlqeni dhe që keni kohë që flirtoni do shfaqet me një tjetër në krah. Në punë nuk do arrini atje ku dëshironi megjithatë do hidhni disa hapa që do ju ndihmojnë nesër. Ndonjëherë është mirë kur ndërtohet paraprakisht rruga që do ndiqet më vonë. Financat nuk do përkeqësohen aspak.
Virgjëresha
Sot do jeni shumë më të qetë dhe do doni të bëni kompromis për gjithçka. Nëse keni një lidhje mos prisni që të jetë partneri ai që t’ua shprehë ndjenjat i pari, por gjeni mënyrën që ta surprizoni edhe ju. Me pak përkujdesje dhe sensualitet mund të ndizni fjalë atmosferën. Ju beqarët do pëlqeni edhe më shumë sot një person me të cilin ju lidh puna. Mos prisni shumë gjatë për të bërë deklarata. Sa më shpejt aq më mirë për të dyja palët. Puna do kenë edhe ndërlikime, megjithatë me pak më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni. Financat do ketë përmirësimet e para.
Peshorja
Vërtet do e dini çfarë të bëni gjatë kësaj dite, por duhet të tregoheni të kujdesshëm me autoritetin. Ju të dashuruarit do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini si ta menaxhoni kohën për të kaluar sa më shumë momente te ngrohta me atë që keni në krah. Partneri do përgatisë një mbrëmje të bukur dhe do ju mahnitë. Ju beqarët do keni tërheqje të madhe fizike për dikë dhe nuk do ja ndani sytë për asnjë sekondë. Në punë mos prisni që gjërat t’iu ecin vaj. Mund të keni edhe ndonjë debat të vogël me shefat, prandaj më mirë të ulni kokën e të pranoni gabimet. Financat do dini si t’i menaxhoni
Akrepi
Sot duhet të gjeni një mënyrë për t’i shprehur idetë dhe mendimet tuaja. Nëse keni një lidhje mendoni të përgatisni ndonjë surprizë për partnerin dhe të flisni me të gjerë e gjatë edhe për brengat që ndieni. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do fillojë të normalizohet pas stuhive që ka kaluar. Nëse jeni ende beqarë pranoni të dilni me miqtë e të njihni persona të rinj. Po qëndruat të mbyllur do mbeteni gjatë me të njëjtin status. Në punë do gjendeni përballë sfidave të vështira. Mos u nxitoni nëse nuk doni të gaboni. Të ardhurat kanë për të qenë disi më të mira, por ende jo në gjendjen e duhur.
Shigjetari
Sot do jeni shumë të vendosur të mbroni territorin tuaj dhe për këtë gjë mund të bëni edhe sakrifica. Për ju të dashuruarit era do fryjë në favorin tuaj. Do dini mirë si ta organizoni ditën dhe do kaloni momente fantastike pranë të dashurit të zemrës. Ju beqarët nuk duhet gjithmonë të krahasoni një person që do iu joshe me partnerët e shoqeve tuaja sepse as ju nuk jeni si ato. Afrohuni me personin që do ju tërheqë më shumë me shikim të parë. Në punë do jeni më të vëmendshëm dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Paratë do mbeten të mira falë këshillave të vyera të familjarëve.
Bricjapi
Mundohuni të harroni të shkuarën gjatë kësaj dite dhe të mendoni vetëm për ta bërë të ardhmen sa më të veçantë. Nëse keni një lidhje shtoni dozat e imagjinatës, komunikoni sa më shumë me partnerin dhe mendoni të bëni edhe ndonjë gjë të veçantë së bashku. Ju beqarët do keni flirte me disa persona, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa më tej. Puna do jetë si ushqim për ju. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do ndaleni asnjë moment së bëri përpjekje maksimale. Kolegët mund t’iu marrin edhe si shembuj. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi.
Ujori
Planetët do ju sigurojnë një ditë shumë të qetë sot, por gjithsesi do ndiheni të përmbushur. Për ju të dashuruarit nuk do ketë aspak mosmarrëveshje apo debate, përkundrazi do merreni vesh më mirë dhe do zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vjetra. Sot do mund të flisni për gjithçka dhe për asgjë. Ju beqarët nuk do mund të bëni apo të merrni deklarata dashurie, por flirtimet me sy dhe me gjeste delikate nuk do mungojnë. Në punë do negocioni me shefat dhe do merrni atë që keni pritur prej kohësh. Do ju lumturojë shumë gjithçka. Financat po nuk i patët kujdes do ju shkaktojnë djersë të ftohta.
Peshqit
Falë Plutonit sot do keni një mençuri dhe maturi për t’u pasur zili. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të afruar me partnerin, do e keni më të lehtë për të folur për tema delikate dhe do ndieni kënaqësi si fizike ashtu edhe emocionale. Disa nga ëndrrat do mund t’iu bëhen realitet. Ju beqarët ka mundësi ta lini veten të lirë pa menduar aspak cilat do jenë pasojat e veprimeve që do bëni. Në punë do jeni të organizuar, optimistë dhe do bëni gjëra cilësore kurdoherë. Do fitoni padiskutim besimin dhe simpatinë e shefave dhe kolegëve. Sektori i financave ka për të qenë i mrekullueshëm.