Dashi
Gjithçka duket se do të ecë vaj dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e nesërme, e hënë 24 gusht. Megjithatë, yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndryshimet që po shfaqen në horizont. Përpiquni të shmangni çdo lloj diskutimi. Por mos u shqetësoni, pasi gjatë javës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë. Në punë është një fazë disi komplekse.
Demi
Do të bëni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni mëritë dhe ndasitë e vjetra. Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni disa momente gëzimi. Ata që duan t’i japin fund një lidhje mund ta bëjnë atë më lehtë. Në punë, dëgjoni propozimet që ju bëhen, keni yjet në krah.
Binjakët
Ditën e martë 24 do ta filloni me një entuziazëm të veçantë dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme parash. Mos bëni gjera te zakonshme sot nëse doni ta ndryshojini rutinën e jetës ne çift. Imagjinoni, fantazoni dhe provoni emocione te reja. Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Bëjini sytë katër sh shfrytëzojini ftesat qe do ju bëhen ne çdo moment. Gjendja e financave do vazhdoje te jete e stabilizuar gjate gjithë kohës. Do mund te kryeni pa frike disa shpenzime te domosdoshme.
Gaforrja
Mos e përjetoni si një dramë çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironi. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje. Do keni nevoje për ndryshime sot juve qe jeni ne një lidhje kështu qe flisni hapur me partnerin dhe bashkëpunoni se bashku për çdo gjë. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe nuk do i ndahen derisa ta bëjnë për vete. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është aspak nevoja te ndërmerrni rreziqe për ta stabilizuar situatën.
Luani
Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Këtë të martë, e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi. Do qëndroni me shume kohe me partnerin dhe do i tregoni atij disa detaje te se shkuarës qe kurrë me pare nuk i kishit prekur. Beqaret do ndihmohen nga planetët dhe do e gjejnë shpejt princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe çdo gjë ka për te ecur me se miri.
Virgjëresha
Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj këtë të martë 24. Nëse po jetoni një histori tjetër shtesë, duhet të mendoni nëse ia vlen. Do ëndërroni gjera te pamundura sot juve qe jeni ne një lidhje dhe ka rrezik qe realitetit t’iu duket akoma me zhgënjyes. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret nuk duhet kurrsesi te fillojnë menjëherë një lidhje me dike pa e njohur mire sesi është. Gjendja e financave do mbetet e stabilizuar gjithë kohës. Do bëni një jete te qete.
Peshorja
Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye këtë të martë 24 gusht. Një projekt po shkon drejt një fundi të mirë ndërsa do t’ia dilni të bëni disa gjëra që i keni për zemër. Mos u tregoni te pamatur sot me atë qe keni ne krah dhe bëni kujdes me çdo fjale qe do i thoni. Ai nuk do jene ne humorin e duhur dhe gabimi me i vogël mund ta acaroje pa mase. Beqaret do e kuptojnë se koha po ju ikën dhe do bëjnë te pamundurën për te gjetur dashurinë. Ne planin financiar fati do jete me ju. Gjendja e tyre do jete me e mire se kurrë me pare, prandaj mund te bëni edhe ndonjë shpenzim.
Akrepi
Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë. Kontrollojeni veten sot ju qe jeni ne një lidhje nëse nuk doni qe te lindin probleme dhe mosmarrëveshje me vone. Mos e lëndoni partnerin atje ku I dhemb me shume. Beqaret do kenë një dite shume te ndërlikuar dhe nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Gjendja e financave nuk do jene as delikate, por as e shkëlqyer. Mund te bëni thjesht shpenzime te vogla e te domosdoshme.
Shigjetari
Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin. Ndikimi i yjeve do jete sa pozitiv aq edhe negativ për ju qe keni ne një lidhje. Tensioni do mbizotërojë qe ne mëngjes dhe deri ne orët e mesditës, por mbrëmja do ndryshoje krejtësisht. Do i zgjidhni problemet dhe do dashuroheni si kurrë me pare. Beqaret do vazhdojnë te mbeten te pafat. Financat d mundoheni t’i mbani te stabilizuara me çdo lloj mënyrë. Do jeni te qete.
Bricjapi
Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira. Do kaloni një dite shume te bukur sot pranë partnerit tuaj dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. As vete nuk e keni menduar me pare se gjerat do ju ecnin kaq mire pas periudhës delikate qe keni kaluar. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo te ecin kuturu pas dikujt. Financat duhet t’i mbani gjithë kohës nen kujdes. Mos jepni as hua.
Ujori
Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë. Dite e mbushur me gënjeshtra do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te shkuar si duhet me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret ka rrezik te zhgënjehen shpejt nëse nuk tregohen te matur me hapat qe do hedhin. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do hiqni edhe disa para mënjanë për te nesërmen.
Peshqit
Për të vendosur të ardhmen tuaj duhet të zgjidhni patjetër problemet që keni me të tashmen që s’po ju lënë të qetë. Jeta ne çift do jete shume e qete gjate kësaj dite. Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet me ne fund dhe do e dashuroni me më shume pasion partnerin tuaj. Beqaret do realizojnë disa takime te papritura te cilat me shume gjase do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Para se te kryeni shpenzime duhet te reflektoni disa here. Kështu do shmangni çdo rrezik.
/Priza.al/