Dashi
Nuk keni pse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se ēfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për to.
Demi
Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë.
Binjakët
Dikush që do të njihni përmes shoqërisë këtë të premte, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që do të vijnë.
Gaforrja
Nëse s’ndiheni të kënaqur nga ajo që pritet prej jush, atëherë është mirë që të flisni me partnerët dhe kolegët, t’ia bëni atyre të ditur se ē’mendoni, para se të jetë e vështirë për t’i ndryshuar gjërat.Luani
Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sesa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.
Virgjëresha
Mos e mundoni veten më shumë sa duhet këtë ditë të premte. Me afrimin e hënës së re, mundësi dhe oportunitete ju presin përpara.
Peshorja
Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija ndodhin në botë, ka ende gjëra të pozitive dhe shumë njerëz të mirë, ndaj mos u dëshpëroni.
Akrepi
Do ta keni të vështirë që të bindni dikë se ajo që po bëjnë është jo vetëm e gabuar, por e dështuar. Nëse nuk duan t’ju dëgjojnë, lërini të vazhdojnë.
Shigjetari
Nëse planet tuaja nuk janë të njëjta me axhendën e atyre që bashkëpunoni nesër, mos kini frikë t’ia bëni të ditur se nuk do të ndiqni rrugën e tyre.
Bricjapi
Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit.
Ujori
Mos e shpenzoni kohën duke diskutuar me njerëz që nuk do të bien kurrë dakord me ju, edhe nëse ia provoni që ajo që po thoni është e vërtetë.
Peshqit
Me afrimin e hënës së re do të përballeni me shumë sfida e mundësi të reja, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të adaptoheni.
/Priza.al/