Horoskopi/ Lajm i mirë në dashuri! Mbani nervat nën kontroll dhe jini energjik

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Lajm i mirë në dashuri, 3 ditët e ardhshme janë të favorshme, por kujdes. Nuk përjashtohen krizat. Projektet e mëdha priten në punë deri në pranverë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ditë e mbarë në dashuri, Hëna është në shenjën tuaj. Në punë përpiquni të mbani nervat në kontroll, edhe pse Marsi nuk është më kundër kundër jush.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri priten shumë lajme duke nisur nga enjtja. Në punë, dikush tashmë ka ndryshuar grupe me implikime pozitive.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Ditë pozitive në dashuri, ndiheni energjikë. Në marrëveshjet e punës që mund të jenë të favorshme, njëra do të rishikohet deri në janar të 2022 tës.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Lodhja fizike ndihet edhe në dashuri, në punë duhet kujdes. Nëse doni të sqaroni diçka, bëjeni deri në datën 22.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Nëse keni kaluar kohë të vështira, mos iu ktheni temave nga e kaluara. Shikoni të ardhmen me interes.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në fundjavë do të jetë e mundur të distancoheni nga dikush që ju krijon probleme. Sa i takon aspektit të punës, kushdo që ka investuar në një projekt të ri duhet të presë përpara se të shohë rezultate.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Situata komplekse astrologjike për ndjenjat. Në punë është ngërç,të enjten mund të ketë përplasje.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kujdes në dashuri, të paktën për 3 ditë shmangni rigërmimin e tensioneve, ato mund të bëhen të vështira për t’u menaxhuar. Në punë, nëse jeni të interesuar të mbyllni një marrëveshje, duhet të merrni kohë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Lajm i shkëlqyer në dashuri. Hëna sjell një avantazh të mirë dhe Afërdita është e favorshme. Zgjedhje të rëndësishme janë në horizont në punë deri në fund të muajit.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Kujdes në dashuri, veçanërisht çiftet e brishta. Në punë mund të zgjidhni një problem,Jupiteri është me ju.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Shmangni tensionet në dashuri, sistemi juaj nervor tashmë është i tronditur. Mos bëni gjithmonë kompromise në punë, por kërkoni edhe të drejtat tuaja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *