Dashi:
Dita fillon pak si ters, por do të keni mundësinë të rikuperoni gjërat në orët e pasdites. Në punë, situata është e qetë, të paktën për momentin.
Demi:
Këto janë ditë të vështira për ndjenjat, por merrni forcë. Në aspektin profesional është e dukshme se po punoni më shumë se zakonisht.
Binjakët:
Dashuria ende nuk po troket në derën tuaj, ndoshta do të ketë disa ndryshime por ato priten në verë. Puna vazhdon me ritme të larta, së shpejti do të ketë lajme në horizont.
Gaforrja:
Hëna në tranzit është me të vërtetë një kurë për ju, shfrytëzojeni sa më shumë. Do të keni debate në punë, me kolegët tuaj.
Luani:
Ndjenja të ngatërruara po përjetoni, por bëni pak durim, sepse një vorbull ku jeni përfshirë duket të jetë e bezdisshme. Profesionalisht jeni më i ngarkuar se më parë.
Virgjëresha:
Ende ndjeni shumë pasiguri për partnerin/en tuaj, lëreni veten të lirë pas ndjenjave më shumë se pas logjikës. Ju pëlqen të punoni shumë, por përpiquni të mos e teproni.
Peshorja:
Ditë relativisht e qetë, do të jeni në formë të shkëlqyer, e njëjta gjë edhe për ndjenjat. Në punë vërtet po jepni gjithçka, vazhdoni kështu.
Akrepi:
Dashuri ikin e vijnë dhe ju po piqeni edhe sentimentalisht. Planetët janë në anën tuaj edhe në punë.
Shigjetari:
Mos u dekurajoni nëse herë pas here shihni disa re që kalojnë në horizontin tuaj. Debate të mundshme me shefin tuaj gjatë pasdites.
Bricjapi:
Dje ishte më mirë se sot, por nesër do të jetë më mirë se dje. E ndërkohë, për ata që kanë një aktivitet si të vetëpunësuar mund të ketë lajme të rëndësishme.
Ujori:
Ditë reflektimi dhe meditimi, ndiqni vetëm dëshirat tuaja. Puna që bëni nuk do t’ju pengojë për asgjë.
Peshqit:
Ju gjithmonë ëndërroni, por nuk dini çfarë. Dashuria nuk është pjekur ende për ju dhe duket se deri në vjeshtë kështu do të jeni. Në punë shtrëngoni dhëmbët dhe do të shpërbleheni.