Horoskopi për ditën e martë, 3 maj 2022

Dashi

Më në fund fati në punë po ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje prej shumë kohësh, ka ardhur momenti për ta marrë. Takimet që mund të lindin në ditët e ardhshme, do të jenë mjaft të favorizuara. Duhet të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të guxuar më shumë nëse jeni në kërkim të një pune të re, apo doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj.

Demi

Do të jetë një ditë pozitive në sferën profesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë do ta keni të lehtë. Mund të ndryshoni ambient pune.

Binjakët

Kjo ditë do ju gjejë me një dëshirë në rritje për të dashuruar dhe për të rikuperuar ditët e humbura. Keni dëshirë që të lini pas shpine momentet negative. Edhe një udhëtim i bukur mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u shkëputur nga gjithçka.

Gaforrja

Ka tensione të dukshme për probleme që ende kërkojnë zgjidhje. Gjatë këtyre ditëve jeni mbyllur në veten tuaj dhe mundoheni që të jeni të paarritshëm për të tjerët. Fundjava do të sjellë ditë më të mira.

Luani

Gjatë kësaj periudhe çdo gjë do të ecë më së miri. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave, miqësitë. E vetmja çështje e cila mund t’iu krijojë ndonjë problem, është ajo ekonomike.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante ku do të merreni me projekte të mëdha. Do të keni një dëshirë të madhe brenda vetes për të ndryshuar. Megjithatë mundohuni që të stimuloni më shuam njeriun e zemrës, duke i propozuar gjëra të reja për t’i zhvilluar së bashku.

Peshorja

Nuk është një prej ditëve më të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa gjëra që nuk ju kënaqin. Mund të konfliktoheni me një njeri që e keni përzemër.

Akrepi

Kjo është dita ku asgjë nuk do të ecë ashtu siç ju dëshironi. Do të ndjeni nevojën për ballafaqim me njerëzit që doni. Mundohuni që t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe ta merrni më shumë me të mirë.

Shigjetari

Ndikimi i yjeve është mjaft pozitiv, si në sferën personale edhe në atë profesionale, ku çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi. Ndiheni gati për ta përballuar jetën me vetëdije të plotë.

Bricjapi

Nuk do të mungojnë momentet e tensionit dhe nervozizmit, duke bërë që dita të jetë mjaft e komplikuar. Nuk përjashtohet ndonjë konflikt me njeriun tuaj të zemrës.

Ujori

Momentalisht mund ta krahasoni veten me një vullkan që është gati për të shpërthyer. Nëse doni të shfryni më mirë bëjeni gjatë kësaj të marte, pasi në të kundërt rrezikoni që të shkatërroni fundjavën.

Peshqit

Do të ndjeni nevojën për të dashuruar më shumë dhe për ta lënë veten të lirë pa pasur rezerva. Për të bërë diçka të tillë, nuk duhet të mbështeteni tek gabimet e së kaluarës. Ajo që ka ikur, ka ikur. Ka ardhur momenti që të shihni përpara dhe të lini gjithçka pas shpatullave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *