Horoskopi për ditën e martë, 5 prill 2022

Dashi

Kjo e martë do të jetë një ditë shumë e mirë për beqarët, të cilët mund të realizojnë një takim shumë interesant. Ndërsa përsa i përket vendit të punës, nëse nuk ju pëlqen ajo që po bëni, duhet të kërkoni diçka tjetër.

Demi

Momenti për beqarët është tani. Do të lindin histori të bukura dashurie. Në punë duhet të përpiqeni të jeni më të saktë.

Binjakët

Çiftet që kanë pasur disa probleme së fundmi, do t’i hedhin pas krahëve. Nga ana tjetër, ata që duan të nisin diçka të re duhet të fillojnë të shikojnë përreth.

Gaforrja

Nëse jeni në një lidhje dashurie, jini të kujdesshëm sepse dikush mund të futet mes jush. Sakaq, duhet të bëni tepër kujdes me ofertat që ju vijnë të martën në punë.

Luani

Dashuria mund të lindë atëherë kur nuk e prisni, për shembull gjatë një udhëtimi. Nëse jeni të lidhur, ju duhet të bëni një moment pauze. Sepse kjo do t’ju bëjë të mund të ndiheni më të lirë. Ndërkohë vini në praktikë idetë e biznesit për të cilat po mendoni.

Virgjëresha

Prisni një rikthim romantik, por nuk jeni ende të sigurt se ja vlen dhe se nëse kjo gjë  është e mundur, atëherë merrni masa. Në punë Peshorja apo Gaforrja duan vëmendjen tuaj.

Peshorja

Kjo e martë do t’ju gjejë të lodhur dhe të shqetësuar, si dhe mund të sjellë një provokim në çift. Në punë do e gjeni veten duke debatuar me dikë. Keni idetë e duhura, por nuk arrini t’i shpjegoni siç duhet.

Akrepi

Këto ditë i jeni dedikuar vetëm partnerit/es tuaj. Duhet ta lini vetën të lirë. Në punë duhet të ecni përpara dhe të propozoni idetë tuaja.

Shigjetari

Më shumë forcë duhet t’i jepni vetes tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, kjo ndodh sepse nuk e dëshironi ose nuk shikoni përreth. Ndërkohë pritet të merrni lajme të mira në punë.

Bricjapi

Diskutimet tashmë kanë përfunduar, dhe idetë janë më të qarta përsa i përket dashurisë. Situata e punës është më e lehtë për t’u menaxhuar, por do të keni disa  probleme në fushën financiare.

 

Ujori

Më në fund Hëna do të jetë në anën tuaj, gjithmonë nëse do të doni të filloni një histori dashurie. Nëse nuk do të shihni probleme, afrojuni atyre që ju duan. Mund të ketë disa diskutime në punë, por nga kjo lindin edhe ide të mira.

Peshqit

Problemet me partnerin thua, duhet ti flisni sot me partnerin, sepse kjo e martë është një ditë e mirë për të folur dhe për t’i dhënë një zgjidhje çështjeve të lëna pezull. Puna do të jetë premtuese për të gjithë muajin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *