Dashi
Jeta juaj ne çift do ju sjelle vetëm momente te lumtura e te gëzuara sot. Me partnerin nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshje. Beqaret do jene me te gatshëm për te bere edhe sakriFIca vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Me FInancat nuk do i keni punët shume mire dhe ne disa momente do gjendeni edhe ne vështirësi.
Demi
Sot do bëni çdo gjë qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit. Do toleroni edhe me tepër dhe do ×isni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do shijojnë dashurinë e vërtetë dhe zemra do iu rrahe pa pushim. Me menaxhimin e buxhetit do merreni akoma me shume se kohet e fundit dhe situata do përmirësohet ne mënyrë te ndjeshme.
Binjaket
Dite mjaft romantike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit do ketë një bashkëpunim për t’u adhuruar. Beqaret duhet te jene me shprehës dhe duhet ta heqin turpin. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe përgatituni për te bere investimet e menduara prej kohesh.
Gaforrja
Nëse doni qe te kaloni çaste te mendshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite, mundohuni t’i vini kapak se shkuarës dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te pasur njohje te reja dhe do humbasin kështu mundësi te shkëlqyera. Me shpenzimet bëni sa me shume kujdes. Po i shpenzuat te gjitha paratë tani nuk do dini çfarë te bëni me vone.
Luani
Sot do ju duket vetja sikur jeni neper ëndrra ju te dashuruarve. Do mahniteni nga mënyra sesi do iu trajtoje partneri dhe nuk keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe te mëdha vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ia vleje. Financat do jene tej mase te trazuara kështu qe duhet bere me kujdes çdo lloj lëvizjeje ne këtë sektor.
Virgjeresha
Dite shume e mërzitshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. rutina do ju pushtoje gjithë kohës dhe ne disa momente do iu duket sikur mezi merrni fryme. Beqaret do argëtohen gjithë kohës me miq dhe te njohur dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat do i keni me tepër nen kujdes dhe gjendja do filloje te ketë disa përmirësime te vogla.
Peshorja
Dite plotësisht rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mërziteni tej mase dhe mezi do e shtyni çdo moment. Beqaret do jene gjithë kohës ne lëvizje për shkak te punës dhe ka mundësi te realizojnë takime interesante. Nuk duhet te lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Buxhetin duhet ta riorganizoni me kujdes. Vetëm ne këtë mënyrë situata do stabilizohet.
Akrepi
Sot është momenti ideal për t’u afruar sa me shume me partnerin tuaj. Po nuk e bëtë këtë gjë do pendoheni tej mase me vone. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete dike qe pëlqejnë dhe shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht ne jetën e tyre. Financat nuk do i mbani dot te stabilizuara sepse dëshira juaj për te kryer shpenzime gjithë kohës do jete e papërmbajtshme.
Shigjetari
Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju te dashuruarit dhe mos e idealizoni shume atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë nuk do përballeni as me zhgënjime. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shume sa për te filluar një lidhje me ta. financat nuk do jene te këqija, por rekomandohet te mos jepni para hua sepse shume shpejt do ju nevojiten me tepër për vete.
Bricjapi
Dita e sotme do jete e veçante dhe aspak problematike për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë ka për te ecur ashtu si ata e kane ëndërruar gjithmonë. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin pasi jo te gjithë personat janë ashtu si duken. Buxhetin do e keni me tepër nen kujdes dhe do mundoheni ta riorganizoni ne mënyrën e duhur. Situata do përmirësohet goxha.
Ujori
Kujdes me xhelozinë e tepruar sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze me pas. Beqaret do jene te hallakatur dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te filluar një lidhje. Financat do arrini jo vetëm t’i stabilizoni, por edhe do i përmirësoni ndjeshëm. Shfrytëzojeni rastin për te shlyer borxhet dhe për te hequr disa para mënjanë.
Peshqit
Jeta juaj ne çift do përballet me sfida goxha te forta sot dhe do merren vendime vërtet te rëndësishme. Përgatituni për gjithçka qe mund te ndodhe. Beqaret nuk do lodhen aspak për ta gjetur personin e tyre te duhur sepse ai do jete me pranë nga sa ata e kane menduar. Hëna do ofroje mundësinë qe financat te përmirësohen gjithnjë e me shume.