Horoskopi për ditën e sotme, 3 tetor 2022

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Këtë të hënë do të duhet të bëni pak durim, siç ndodhi edhe mbrëmjen e ditës së shkuar, sidomos për ata që janë në një lidhje. Nga ana tjetër situata është interesante për projekte të reja pune.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Një situatë rikuperimi në dashuri është në mbërritje e sipër. Do të ketë investime në shtëpi, ndaj është mirë të vazhdoni të punoni shumë.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Hutimet e lindura në ditët e fundit mund të kapërcehen këtë të hënë, përpiquni të flisni me partnerin/en. Ditë e favorshme nëse duhet të bëni propozime të reja në punë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kjo ditë e hënë fillon me horoskopin në dizavantazh, prandaj është më mirë të qëndroni të qetë duke shmangur kështu diskutimet e kota me partnerin/en. Situata nuk është e lehtë për t’u menaxhuar edhe në vendin e punës.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
I ftoj ata që janë vetëm të hedhin sytë përreth, mundësi të mira po vijnë në sferën e dashurisë. Nuk përjashtohet një propozim i ri për bashkëpunim në punë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Është një periudhë e rëndësishme për ndjenjat, mos i nënvlerësoni takimet e reja. Propozime të mira edhe në punë, ka mundësi të mëdha.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Kushdo që ka përjetuar një krizë në fund të shtatorit, duhet të jetë i qetë tani. Përpjekja në punë është e madhe, por do të shpërblehet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ju keni një aftësi të madhe për të vepruar dhe duhet ta bëni këtë për të parashikuar situata të caktuara në dashuri. Në punë jeni gjithmonë gati për të ngjitur majën, por tani ndjeheni të lodhur.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Pak pasiguri kthehet në dashuri, por vetëm në marrëdhëniet me Virgjëreshën dhe Binjakët. Këtë të hënë është e mundur të bëni diçka më shumë në punë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Takimet e reja janë të rëndësishme. Nga kjo e hënë dhe të martën, Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Gjërat që vendosni janë më të mira dhe nëse keni pasur probleme në punë tani do të zgjidhen.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Do të dëshironit të kishit një partner/e më të kuptueshëm/me, ndoshta duhet të reflektoni për personin që keni pranë. Disa dyshime apo probleme ka edhe në punë dhe po ju stresojnë shumë, nuk keni pse të lodheni, mjaft që të merrni masa.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Jo gjithçka është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar, ka pasiguri në dashuri. Ambicia në punë jep rezultate.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *