Dashi
Hëna mund të sjellë disa probleme në jetën tuaj sot dhe shumicën e kohës do jeni në ankth. Do i bëni vetes shumë pyetje, por nuk do gjeni dot përgjigje. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëheni gati për probleme të njëpasnjëshme. Do keni debate të forta me personin në krah dhe për asgjë nuk do toleroni. Ju beqarët duhet të jeni sa më realistë që të mundeni pasi në të kundërt do përballeni me zhgënjime të shumta. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do hezitoni t’i shprehni. Bëni kujdes nga disa kolegë që nuk janë aq të mirë sa duken. Gjendja financiare do ketë më shumë përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë.
Demi
Gjatë kësaj dite do kërkoni falje për çdo gabim të bërë dhe do mendoni të rifilloni çdo gjë nga e para. Ju të dashuruarit do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe do arrini t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që ju kanë dalë më herët. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë vlera të çmuara. Ju beqarët do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Në punë pozita juaj do përforcohet edhe më shumë pas rezultateve të mira që do arrini në projektin që iu është dhënë. Me shpenzimet tregohuni kursimtarë sepse po e tepruat do mbeteni shpesh pa para.
Binjakët
Gjatë gjithë kësaj dite do reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa dhe kjo do shmangë problemet. Asnjëherë nuk do e lini veten të drejtoheni nga emocionet. Ju që keni një lidhje nuk do keni një ditë aspak rutinë. Gjatë gjithë kohës do e mbani ndezur zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët nuk do tërhiqeni aspak nga aventurat kalimtare, përkundrazi do bëni të pamundurën për të filluar sa më parë një lidhje serioze e të qëndrueshme. Në punë do e keni të nevojshme të ndryshoni veprimtarinë. Dëgjojini me kujdes edhe këshillat e miqve të ngushtë sepse do ju drejtojnë ku duhet. Me shpenzimet do keni probleme të mëdha nëse nuk mateni para se të shpenzoni.
Gaforrja
Gjatë gjithë kësaj dite do shkëlqeni dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Nëse keni një lidhje, Merkuri do kujdeset tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Gjate gjithë kohës do mbizotërojë harmonia dhe mirëkuptimi. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit te tyre, por ne momentin qe me pak do e presin do ju ndodhe diçka e magjishme. Në punë do arrini të zgjidhni disa çështje të rëndësishme dhe do jen më të qetë. Nëse ju bëhet ndonjë propozim pranojeni pa u menduar dy herë. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll sepse shume shpejt do ju nevojitet te kryeni pak me tepër shpenzime.
Luani
Nën ndikimin e Mërkurit dhe Plutonit gjërat nuk do ju ecin shumë mirë sot. Nuk do jeni shumë të përqendruar dhe herë pas here do gjendeni në udhëkryqe. Nëse keni një lidhje, ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Për ju beqaret ka gjasa që të konkretizohen ëndrrat dhe jeta juaj do marre drejtimin e shumëpritur. Në punë mundohuni të jeni sa më të matur dhe shprehini të gjitha mendimet hapur. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse shumë shpejt mund të përballeni me situata të pakëndshme.
Virgjëresha
Ka mundësi që gjatë kësaj dite të mendoni më shumë për të mirën e të tjerëve sesa për tuajën. Sido që të jetë do ndiheni mirë edhe kur të kënaqni ata që doni. Për ju që keni një lidhje qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Kjo do iu japë mundësinë të flisni hapur për çdo gjë me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do qëndroni gjatë gjithë kohës me miqtë e ngushtë dhe do ndiheni të plotësuar. Në punë do ecni përherë me plane dhe do arrini t’i kaloni edhe pengesat që do iu dalin. Financat kanë për të qenë goxha më të mira se më parë, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.
Peshorja
Sot do jetë ditë shumë e përshtatshme për të ndjekur të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjithçka do ju ecë më së miri dhe nuk do zhgënjehen. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat më seriozisht dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë sepse jo gjithçka është fushë me lule. Nëse jeni beqarë do mund të takoni persona të veçantë me të cilët ja vlen të hedhësh hapa. Në punë do iu jepet një detyrë e re e cila vërtet do ju lodhë më shumë nga zakonisht, por ama do ua ndriçojë edhe më shumë rrugën drejt së ardhmes. Në planin financiar do ketë goxha vështirësi, por falë disa miqve të specializuar në këtë fushe do ia dilni mbanë ta mbani situatën nën kontroll.
Akrepi
Mos u bëni armiq të vetvetes gjatë kësaj dite sepse keni për të vuajtur gjatë. Merreni çdo gjë me qetësi dhe bëhuni të duruar. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Bëni thjesht atë që ndjeni. Ju beqarët do tregoheni të arsyeshëm dhe nuk do ju besoni të gjitha premtimeve që do iu bëjnë disa persona. Në punë shprehini idetë e mendimet që kemi dhe tregohuni më kompetentë. Nëse i vini qëllime vetes askush nuk do mund t’iu ndalë. Me financat duhet të merreni më shumë se disa kohë më parë. Vetëm kjo gjë mund t’iu nxjerrë nga situata delikate në të cilën jeni zhytur kokë e këmbë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite shpesh do ju pushtojë pesimizmi dhe do ju duket sikur asgjë nuk ka për t’iu ecur mirë. Nëse jeni në çift, bëni kujdes që të mos provokoni xhelozi ndaj partnerit pasi ajo mund të sjellë mjaft probleme në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë duhet të ndryshoni pak pamjen tuaj që të bini edhe më shumë në sy. Në fakt mund t’iu bëhen edhe propozime, por ju duhet të reflektoni dhe të pranoni personin që iu përshtatet më tepër. Në punë Dielli mund t’iu nxitë të reagoni me impulsivitet ndaj kritikave që do ju bëhen dhe mund te gaboni. Dëgjojini të tjerët deri në fund dhe mësoni nga gabimet që keni bërë. Financat nuk do jenë fort të mira. Do bëni më shumë shpenzime dhe kjo do e pakësojë buxhetin tuaj.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do ndikoheni mjaft nga personat që ju rrethojnë . Ata do ju nxitin të jeni më të vendosur ne vetvete dhe do bëni më të mirën e mundshme. Ju që keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Sektori profesional nuk do ketë asnjë problem, përkundrazi diplomacia dhe maturia do ju bëjnë edhe më të vlerësuar nga eprorët. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.
Ujori
Gjatë kësaj dite do doni të jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të jetuar të qetë dhe për të nderë disa çaste lumturie. Nëse keni një lidhje, ndikimi i yjeve do jetë tej mase pozitiv. Pranë partnerit do ndiheni si asnjëherë më parë dhe do e adhuroni pafund. Mbrëmja gjithashtu ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mbeteni ende vetëm. Në punë shumë veta do ju kundërshtojnë, por askush nuk do arrijë dot t’ua prishë të gjitha planet e bëra. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por pas masave që do merrni shumë shpejt gjithçka do ndryshojë.
Peshqit
Do jeni më pak nervozë sot dhe disi më të qetë se më parë. Do logjikoni dhe nuk do ju vijë mirë për ndonjë gabim të bërë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e ngrohtë edhe pse pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mundohuni të jeni sa më realistë dhe t’i shprehni ndjenjat ashtu si t’i keni në zemër. Ju beqarët do i keni idetë shumë herë më të qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Priten ndryshime. Në punë do realizoni çdo detyrë ashtu si ua kanë kërkuar shefat dhe kjo do shpërblehet pafundësisht. Plutoni do iu ndihmojë në planin financiar. Ai jo vetëm që do ua mbrojë të ardhurat që keni, por do iu nxitë edhe të bëni diçka për të pasur përmirësime.