Dashi
Hëna do të ndezë midis jush dhe partnerit zjarrin e sedrës dhe të xhelozisë. Thojini po dialogut dhe arsyetimit për të zgjidhur problemet. Mos i mbroni miqtë edhe kur nuk kanë të drejtë. Jini më të ekuilibruar në justifikime.
Demi
Marsi në qiellin tuaj është i gatshëm të dëgjojë zërin e Hënës. Do të pranoni mundësinë e një pune të papritur dhe shumë të dëshiruar. Me Uranin dhe Saturnin kundra mund të vini në pikëpyetje disa zgjedhje. Vazhdoni përpara!
Binjakët
Me Plutonin kundra, nëse mbani inat ndaj dikujt apo diçkaje, do të jetë më e zgjuar dhe e frytshme të përballeni me problemet dhe t’i tejkaloni. Bëni një zgjedhje të saktë me personat me të cilët rrini: jo të gjithë ju ndihmojnë të vlerësoni cilësitë e juaja.
Gaforrja
Me Hënën dhe Mërkurin që ju mbështet, do të nxiteni nga kureshtje të reja. Do të keni mundësinë të keni frymëzim për të shprehur idetë. Do t’i largoheni atyre që u japin më shumë rëndësi gjërave sipërfaqësore, duke zgjedhur pasurinë e karakterit.
Luani
Kundërshtimi i Uranit i bën disa vendime të vështira. Prandaj, nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.
Virgjëresha
Për meritë të Marsit dhe Uranit që i buzëqeshin Hënës tek shenja e juaj, sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme që do t’ju ndryshojnë jetën e dashurisë apo do të forcojnë lidhjet ekzistuese.
Peshorja
Për shkak të veprimtarisë së Hënës, ritmet e ditës do të bëhen të paqëndrueshëm. Do të jetoni momente kënaqësie, por edhe çaste pasigurie. Mos e shmangni afrimin e një personi që keni njohur së fundmi, mund t’ju bëjë kureshtarë më shumë sesa mendoni.
Akrepi
Me Hënë që ju favorizon, nëse jeni beqar, dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, po ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos i lini t’ju ikin.
Shigjetari
Për ta pasur të qetë jetën në çift, është e udhës që t’i përshtateni kërkesave të ndryshme të partnerit dhe të jetës. Dorëzohuni përpara fakteve. Me Neptunin dashamirës, përkushtojuni një kauze të rëndësishme. Jini të gatshëm t’u jeni atyre që nuk kanë.
Bricjapi
Nëse jeni në kërkim të një pune, me Jupiterin që ju ndihmon, bëni gjithçka mundni për të goditur në shenjë. Do t’ia dilni, padyshim! Jini më altruistë. Jepini prova të bujarisë suaj, duke ndihmuar ata që kanë më nevojë për ju.
Ujori
Për meritë të Neptunit në qiellin tuaj, do të dini si të dilni nga situatat e përditshmërisë falë një intuitë të pagabueshme. Do t’ju propozojnë t’u përkushtoheni personave në nevojë apo të bëni bamirësi.
Peshqit
Marsi dhe Venusi do të bëhen bashkë për të bërë që të kaloni kohën në shoqëri të mirë. Do të merrni më të mirën e asaj që ju rrethon. Nëse duhet të dilni të flisni para njerëzve, do të jeni shumë të favorizuar nga një shprehi e qartë dhe e saktë.