Dashi
Planetët do ju bëjnë shumë nervozë gjatë kësaj dite. Duhet patjetër të mendoheni mirë para së të flisni në mënyrë që të shmangni problemet. Ju që keni një lidhje do kaloni një krize të vështirë dhe në shumë momente do ndiheni keq. Ju beqarët do jeni pafund sensuale dhe shumë veta do mundohen t’iu bëjnë për vete. Në punë duhet ende të bëni përpjekje për të arritur atë që dëshironi. Nuk duhet të mërziteni edhe nëse shefat ju vënë pak më shumë nën presion. Në planin financiar mund të ndërmerrni edhe rreziqe nëse jeni të sigurtë se do fitoni shumë.
Demi
Sot, dalëngadalë dhe me më shumë besim tek vetja mund te arrini shumë lart në çdo fushë. Gjithçka do funksionojë si duhet. Nëse keni një lidhje rrethanat do ju mundësojnë përmirësimin e jetës në tërësi. Do jeni shumë më të hapur me partnerin dhe nga ana tjetër edhe më tolerantë më të prandaj gjithçka do ju ecë për mrekulli. Ju beqarët keni për të pasur një ditë mbresëlënëse gjatë së cilës do ndodhin edhe ndryshimet e shumëpritura. Jeta profesionale mund të kalojë edhe ndonjë sfidë të vogël, por asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje që gjendja të ketë disa përmirësime.
Binjakët
Ka mundësi që sot të mos kaloni ditën më perfekte. Disa miq do ju mbajnë të fshehta dhe kjo nuk ka për t’iu pëlqyer aspak. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin sepse po e latë vetëm të afërmit do ja mbushin mendjen të largohet prej jush. Për ju beqarët nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme megjithatë mirë është të pranoni ftesat që do ju bëhen. Puna do ecë para me ritme shumë të shpejta. Mund të merrni edhe një lajm të madh sot. Në planin financiar do dini t’i bëni me kujdes llogaritë dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Gaforrja
Ju që jeni kureshtarë dhe komunikues nga natyra sot do jeni edhe më shumë falë planetëve. Nëse keni një lidhje do tregoheni shumë impulsive dhe do i thoni fjalë të gabuara atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush do përkeqësohet më shumë nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Ju beqarët duhet të ndiqni instinktin tuaj sepse ai do iu çojë në rrugën e duhur. Në punë ka rrezik që në disa momente situata të jetë e tensionuar. Mund të keni disa debate me shefat ose me kolegët dhe do shpërqendroheni plotësisht. Sektorin e financave do arrini ta mbani më shumë nën kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje.
Luani
Ju nuk i duroni dot debatet dhe mosmarrëveshjet kështu që sot do bëni të pamundurën për t’i mbajtur ato sa më larg. Ju që keni një lidhje do ndiheni herë pas herë të mërzitur sepse rutina do ju pushtojë. Nëse nuk bëni përpjekje për të ndryshuar situatën mund të bini shpejt edhe në depresion. Nëse jeni beqarët do jeni më të privilegjuar në dashuri dhe me shumë mundësi do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do ndiheni si të bllokuar dhe me zor do zgjidhni edhe gjërat më elementare. Sektori i financave nuk do jetë aspak ashtu si keni dëshiruar prandaj ulini në maksimum shpenzimet.
Virgjëresha
Falë Hënës dhe Venusit ju do dini si të veproni gjatë kësaj dite dhe do e përmirësoni tej mase marrëdhënien me të tjerët. Edhe debatet kanë për të qenë të pakta. Jeta juaj me atë që keni në krah do jetë pasionante dhe emocionuese. Nëse jeni beqarë duhet t’i shprehni pëlqimet tuaja sepse përndryshe nuk keni si ta ndryshoni statusin. Në punë sido që të vijnë gjërat mos i shtyni shumë çështjet me rëndësi sepse do pendoheni. Për financat mos e dëgjoni aspak mendimin e njerëzve rreth e rrotull përveçse të specialistëve të fushës.
Peshorja
Neptuni do jetë planeti që do ndryshojë rregullat e lojës sot. Ndonjëherë do ju duhet të lëshoni më shumë pe për t’ia dalë. Edhe pse dita do filloje pak e zymtë për ju çiftet gjërat do përmirësohen shpejt dhe mbrëmja ka për të qenë goxha emocionuese. Përgatituni edhe për surpriza. Ju beqarët do jetoni në një ambient shumë harmonik dhe të mbushur me mundësi interesante njohjeje. Në punë, me ambicien që keni dhe me pak më shumë durim mund të arrini gjëra të jashtëzakonshme që as vetë nuk i kishit menduar. Financat nuk do jenë të këqija dhe kjo për shkak të menaxhimit të mirë që keni bërë së fundmi.
Akrepi
Gjatë ditës së sotme do jeni në humor shumë të mirë dhe do mundoheni t’i bëni gjërat si duhet. Për ju që keni një lidhje do ketë goxha momente sensuale. Do jeni edhe më pozitivë dhe të buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, në mbrëmje do kaloni edhe çaste romantike. Ju beqarët do keni disa takime, por vetëm një që do realizoni në mesditë do ju pëlqejë tej mase. Në punë duhet të jeni më të përkulshëm dhe herë pas here duhet të pranoni edhe ndonjë kritikë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për të qenë shume më e mirë nga më parë.
Shigjetari
Sot do jeni me humor shumë të mirë dhe do mundoheni ta bëni çdo gjë s’i duhet. Për ata që janë në një lidhje do jetë ditë me diell. Me partnerin nuk do keni as problemin më të vogël dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët ka mundësi që të realizoni disa nga takimet më të bukura dhe mund ta ndryshoni edhe statusin. Në pune do keni shumë cilësi dhe shefat do ju besojnë projekte të rëndësishme. Duhet të ndiheni vërtet të vlerësuar për ketë gjë sepse nuk është diçka e vogël. Në planin financiar do jeni shumë më të logjikshëm dhe do arrini ta mbani situatën nën kontroll.
Bricjapi
Gjatë ditës së sotme do mendoni më shumë për të shkuarën dhe herë do buzëqeshni e herë do brengoseni. Nëse jeni në një lidhje keni njohur edhe ditë më të mira. Sot mund t’iu dalin edhe mosmarrëveshje dhe probleme të vogla. Nëse jeni ende beqarë do keni shumë punë dhe sado që të doni ta ndryshoni statusin, nuk do mundeni dot. Në punë duhet të besoni më shumë tek vetja dhe të hidhni hapa para. Edhe po gabuat të paktën do nxirrni mësime të vyera. Plutoni do ju bëjë shumë të logjikshëm me shpenzimet kështu që edhe situata e financave do mbetet e kënaqshme.
Ujori
Sot do kontrolloni me kujdes çdo gjë dhe nuk do ju shpëtojë asgjë. Ambicia nuk do ju mungojë në asnjë moment. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja. Do ndiheni shumë më të qetë pasi do i zgjidhni një e nga të gjitha problemet që keni pasur. Për ju beqarët do ketë plot mundësi për takime, por nuk është e thënë që të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në punë mëngjesi mund të jetë pak delikat dhe i vështirë, por më pas gjendja ka për të ndryshuar menjëherë. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj kështu që do ju lejohet ta kryeni edhe ndonjë shpenzim më të madh.
Peshqit
Yjet do ju mbajnë larg problemeve gjatë kësaj dite dhe çdo moment ka për të qenë shumë më i qetë. Jeta juaj në çift nuk do ketë as tronditje dhe as tension. Do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. nëse jeni beqarët do jeni më lozonjarë dhe do i shprehin pëlqimet më tepër nga më pare. Ka mundësi që në një moment të bindeni për të hedhur edhe ndonjë hap më shumë. Në punë do kapeni ndonjëherë me veten dhe do kërkoni gjithnjë e më shumë. Dielli do jetë planeti që do ua ngrohë xhepin. Situata financiare do jetë edhe më e mirë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.