Horoskopi sot, 30 qershor 2022

Dashi

Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Juve që jeni në një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani më shumë vetë. Merrini gjërat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do bëni mirë të mos shpërqendroheni shumë, por ta kërkoni personin e ëndrrave në rrethin tuaj shoqëror ose profesional. Në planin profesional do jeni shumë të paduruar dhe mund të inatoseni për gjënë më të vogël. Kontrollohuni sepse shumë shpejt do futeni në telashe të mëdha. Financat do jenë të mira se më parë.

Demi

Tregoni më shumë besim dhe jeta do ju shpërblejë gjatë kësaj dite. Reflektimi do jetë gjithashtu pikë e vyer. Nëse jeni në një lidhje dhe kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjërat do fillojnë të normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Ju beqarët do jeni më pak në ankth dhe ka mundësi që me qetësi të gjeni një person fiks për ta. Për një pjesë gjërat do ndryshojnë menjëherë. Në punë do merrni një tjetër orientim dhe gjërat do ju ecin më mirë nga sa kishit menduar. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër se më parë sepse gjendja ka për të qenë me të vërtetë delikate.

Binjakët

Ka mundësi që Hëna dhe Marsi t’iu vënë nën trysni gjatë kësaj dite. Shpesh do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do ndiheni shpesh si të përhumbur dhe aspak në humorin e duhur. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëni për vete secilin person që do pëlqeni. Në punë mundohuni të mos i vononi detyrat që iu janë dhënë sepse përveçse do merrni kritika, do mbeteni edhe shumë më mbrapa nga kolegët tuaj. Shumë gjëra do ndryshojnë për mirë për ju. Në planin financiar nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe mund të bëni edhe gabime.

Gaforrja

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta sot. Ju do jeni edhe më të vetëpërmbajtur dhe nuk do reagoni pa u menduar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më tolerantë dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shumë shpejt do merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do keni vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Në punë duhet të jeni pak më të duruar që të dilni më të fituar. Çdo gjë do varet prej jush. Në planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni më gati për të ecur para dhe do ndryshoni disi edhe stilin e jetës. Ju të dashuruarit tregohuni shumë të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe mundohuni t’ia plotësoni pjesën më të madhe të dëshirave. Nëse silleni mirë mbrëmja do jetë edhe më e këndshme. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni larg princin e kaltër sepse ai ka për të qenë fare pranë jush. Në punë do ju mungojë shpesh durimi dhe nuk do përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Financat, falë ndikimit të Jupiterit, do jenë të jashtëzakonshme. Mund të përfitoni edhe për të bërë ndonjë investim më tepër.

Virgjëresha

Sot gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju e keni dashur dhe sytë do ju vezullojnë. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë qetësia absolute. Edhe kur të dashuroheni do e bëni gjithçka në heshtje dhe emocionet do jenë të këndshme. E rëndësishme është që debatet nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa pasi sot nuk është dita më e begatë. Në punë do i rregulloni një e nga një të gjitha problemet që ju kanë dalë dhe do jeni më të arsyeshëm. Nuk do ketë vështirësi në këtë fushë. Në planin financiar yjet do ju sjellin fat dhe mund të fitoni ndonjë lotari.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i bëni gjërat me nxitim dhe as të stresoheni. Merreni çdo gjë shtruar. Për ju të dashuruarit e sotmja duket mjaft pozitive. Do kaloni momente shumë të këndshme me atë që keni në krah dhe emocionet do vijnë duke u shtuar. Ju beqarët do keni një ditë të veçantë falë një propozimi që do ju bëjë dikush. Në disa momente nuk do ju besohet se jeni në realitet. Në punë do jeni të vendosur dhe këmbëngulës. Sado sfida t’iu dalin përpara ju nuk do dorëzoheni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa dhe të shpenzoni.

Akrepi

Mos flisni pa menduar dhe pa logjikuar gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje çdo gjë do ecë ashtu si e kishit planifikuar. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili të gjithë. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni të lirë të bëni atë që do ndieni dhe ka mundësi të mbeteni sërish vetëm. Në punë matini mirë fjalët që do thoni sepse përndryshe gjithçka do ju bëhet më e vështirë dhe rrugëdalja do jetë e largët. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur se kurrë që t’i bëni gjërat si duhet. Do planifikoni gjithçka e më pas do veproni. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë me shumë gjallëri dhe alegri. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mire. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ta e rëndësishme është te mos ndihen vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Në punë mos u mundoni të kopjoni kolegët, por bëni atë që dini. Po i treguat edhe me të duruar dhe më këmbëngulës keni për të dalë të fituar. Për të menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave të familjareve.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite nuk do ju shkoni dot gjërave deri në fund dhe shpesh do ju duket sikur do mbyteni në një det pa ujë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha delikate. Shpeshherë do keni debate edhe për gjëra elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarëve, edhe sikur vetmia t’iu rëndojë shume, mirë është të mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botës. Çdo hap që do hidhni duhet ta ndieni. Në punë, nëse keni ndërmend të hidhni hapa, bëjini mirë planet në mënyrë që nesër të mos pendoheni për asgjë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm.

Ujori

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Peshqit

Gjatë kësaj dite nuk do jeni të bindur për shumë gjëra dhe herë pas here mund të futeni në telashe. Komunikimi për ju që keni një lidhje do lërë për të dëshiruar, prandaj herë pas here mund të keni edhe mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të mos mendoni gjithmonë se ju keni të drejtë dhe të tjerët anë ata që gabojnë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Hëna dhe do realizoni disa takime fiks ashtu si i kishit ëndërruar. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Do keni edhe më shumë kreativitet, por do ju duhet edhe pak mbështetje për t’u shprehur. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm dhe gjendja ka për t’u përmirësuar ditë pas dite.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *