Dashi
Do jeni të stresuar gjithë kohës dhe me vështirësi do ruani pak komunikim me partnerin tuaj. Beqaret nuk do mendojnë shume për dashurinë. Në aspektin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar kuturu.
Demi
Ditë e mbushur me emocione të forta do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do e kenë të vështirë ta ndryshojnë statusin e tyre dhe do mbeten ende të vetmuar. Financat mos i shpërdoroni sepse keni për të pasur probleme serioze mëvonë.
Binjaket
Nuk do jeni me fat gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe mosmarrëveshjet kane për të qenë të njëpasnjëshme. Do debatoni edhe për gjerat me elementare. Beqaret do i refuzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen sepse do kenë çështje shume me të rëndësishme me të cilat do merren.
Gaforrja
Sot është koha e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet e jetës suaj në çift. Beqaret do e kenë më të lehtë t’i shprehin ndjenjat apo edhe pëlqimet. Mundësitë për të fIlluar një tjetër kapitull do jene të shumta.
Luani
Do jeni shumë kokëfortë sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjellë probleme të rënda për jetën tuaj ne çift. Partneri nuk do jetë aspak nëhumor për të duruar histerinë tuaj. Beqaret nuk do ndihen ende gati për të sakrifikuar lirinë që kanë e për të filluar ndonjë histori dashurie.
Virgjeresha
Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do mungojnë as mosmarrëveshjet, por as momentet pasionante. Beqaret do tërhiqen mjaft nga personat me të vegjël se vetja edhe pse ata nuk mund te sjellin shume siguri. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe sepse situata është mjaft delikate.
Peshorja
Ditë plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet që keni pasur në të shkuarën. Beqaret do jenë të drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe me shume gjasë do ndryshojnë status.
Akrepi
Do arrini të ruani një klime të qete sot ju qe jeni ne një lidhje. Do hapni rrugë here pas here. Beqarët do mahniten nga takimet që do realizojnë. Financat do i mbani gjithë kohës tëekuilibruara. Do e dini mire sa të shpenzoni që të mos keni vështirësi.
Shigjetari
Gjate kësaj dite, lumturia në çift do ju shijojë më shumë se kurrë me parë. Do ndiheni tëdashuruar marrëzisht dhe do emocionoheni pa fund nga trajtimi qe do ju bejë partneri. Beqaret më mirë të qëndrojnë vete sesa të fllojnë një lidhje tëndërlikuar.
Bricjapi
Nuk do jeni aspak tolerante ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje të mëdha ne jetën tuaj në çift. Financat fatmirësisht do jenë të qëndrueshme dhe aspak problematike. Do jeni të qetë në këtë sektor.
Ujori
Perspektivat për jetën tuaj në çift do jenë shumë të mira gjate kësaj dite. Edhe beqaret do kenë një ditë të këndshme dhe të mbushur me takime. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme. Do kryeni edhe disa investime të rëndësishme që do ua stabilizojnë situatën.
Peshqit
Do keni dyshime të shumta gjatë kësaj dite për partnerin tuaj dhe do doni gjithë kohës ta kontrolloni atë. Financat do vijnë duke u përmirësuar falë disa projekteve te rëndësishme qe keni përmbyllur në punë.