Horror në Austri/ Gruaja shqiptare theret me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj serb

Një krim i tmerrshëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në Innsbruck të Austrisë, duke tmerruar dhe tronditur jo pak opinionin.

Sipas gazetave kryesore në vend, një 59-vjeçar serb ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare. Viktima ishte 50 vjeçe.

Një zëdhënëse e policisë tha se, ishte fqinji që lajmëroi policinë. 59-vjeçari serb kishte shkuar pikërisht tek ai dhe i kishte thënë: “Vrava gruan”. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjeti gruan pa jetë në dysheme.

Sipas hetimeve paraprake, serbi e qëlloi gruan nga Shqipëria pas një sherri verbal që kishte nisur në familjen e tyre. Arma e krimit ishte një thikë kuzhine.

Ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes çiftit të çuditshëm shqiptaro-serb, ndërkohë që policia ka raportuar se i akuzuari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *