Një ngjarje e rëndë raportohet në Berat. Një kafkë e dekompozuar është gjendur në një qese. Kafka është gjendur pranë varrezave të qytetit. Bëhet me dije se kafka është gjetur nga punëtorët e varrezave. Kafka dyshohet se i përket një gruaje.
“Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale”-thuhet në njoftimin e policisë”, thanë blutë.