Horror në Janinë/ Nipi mban 3 muaj në makinë tezen e vdekur, i merrte pensionin…Ja si e kamuflonte erën e keqe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet për vrasje me paramendim të tezes së tij.

I prangosuri, ishte nën vëzhgim pas denoncimit që bënë fqinjët për zhdukjen e tezes së saj, vetëm 69 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në bagazhin e në makine në shtëpinë e saj.

Sipas policisë, gruaja kishte vdekur dhe i arrestuari e mbante të fshehur për t’i marrë pensionin, ndërsa në bagazh bashkë me të kishte vendosur dhe një trung liri, me qëllim të pakësonte erën e keqe.

Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ka ndodhur 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të trupit nuk mund të konfirmohet shkaku i vdekjes, ndaj dhe dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga nipi i saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *