E rëndë në Korçë! Mësohet se një nënë pasi ka lindur, e ka futur të porsalindurin në një valixhe, dhe më pas foshnja ka ndërruar jetë.
Fëmija u gjet i pajetë nga i ati, shtetasi me iniciale K. A., i cili ka bërë dhe kallëzimin.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15.
Sakaq, policia njofton se nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Tashmë trupi i foshnjës po i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.