Pas ngjarjes horror të ndodhur në qytetit e Korçës, ku gruaja kishte lindur fëmijën dhe më pas e kishte futur në valixhe duke e fshehur në dollap, ka folur për herë të parë edhe bashkëshorti i saj.
Ai pohon se 6 muaj e fundit ndodhej në Greqi dhe ishte kthyer në banesën e tij para një muaji. Ndërkohë ai dyshon edhe se bashkëshortja e tij e ka abortuar foshnjën para një muaji dhe e ka fshehur më pas në shtëpi. I pyetur nëse mendon se fëmija ishte i tij, ai thotë se nuk e di, por dyshon se nuk është.
“Para një muaji erdha, dyshimi është që ka abortuar para një muaji, nuk e di nëse fëmija është i mi, besoj se jo. 6 muajt e fundit isha në Greqi. Ajo jetonte vetëm me çunin”, tha ai.
Sakaq, mësohet se sipas dëshmisë së tij të dhënë në polici ai pohon se prej kohësh ndiente një erë të rëndë në banesë, por nuk e kishte kuptuar se nga çfarë vinte dhe se dje ka gjetur foshnjën e futur në valixhe.
Më pas ai ka njoftuar policisë, ndërsa gruaja, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, aktualisht ndodhet në maternitetin e qytetit.