Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka nisur gjuetinë ndaj medias dhe gazetarëve. Në një publikim të fundit, SPAK njofton se ka marrë vendimin për të gjobitur me 5 vite burg çdo person apo institucion që publikon dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe bashkëpuntorit tjetër Henrik Hoxhaj, sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.
“SPAK ka urdhëruar ndalimin qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimit të shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime apo në cilësinë e bashkëpuntorit të drejtëisë. Nalimin e publikimit të përmbajtjes së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo institucionit masiv. Moszbatimi i këtij urdhëri sjell përgjegjësinë penale sipas parashikimeve të nenit 295/a, paragrafët 4 dhe 5 të Kodit Penal”, shkruhet në urdhërin e SPAK.
Kujtojmë se gazetari, Artan Hoxha disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të fortë ku pohonte se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deshmuar se presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.
“Kemi një grup personash të penduar që kanë dëshmuar, por dëshmitë e tyre kanë qenë të një niveli që dhe vet brenda prokurorëve të SPAK kanë krijuar probleme. Nuredin Dumani ka shkuar deri aty që një nga tre personat më të fuqishëm sot, politika, ka porositur vrasjen për të vrarë vëllain e një deputetit, vrasja është bërë. Pra, një nga tre politikanët më të fuqishëm që janë sot ka porositur vrasjen. Unë kam rezerva për këto. Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2017, gjatë fushatës elektorale dhe mbas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik. Ka qenë dhe përfaqësues edhe në këshill, është vrasje pa autor. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë. Ai u vra në derën e shtëpisë. Ai ka folur dhe për politikanë të tjerë. Prokuroria duhet ta verifikojë”, pohonte Hoxha.
Sakaq, lidhur me deklaratën e Hoxhës, SPAK reagoi duke thënë se “shtetasi nën hetim Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.”
Po ashtu kundërrpërgjigja e Hoxhës nuk mungoi, duke shtuar se “Nëse unë do t’i nxjerrë çfarë ka thënë ai, atëherë cili nga ata do të mbajë përgjegjësi nga ka rrjedhur ai informacion. Po po të nxjerr dëshminë unë, çfarë do thonë?! Shiko si reagojnë kur përmendet emri i një politikani, po pse nuk veprojnë për qytetarët?!”.
https://www.priza.al/2022/06/02/artan-hoxha-ben-deklaraten-e-forte-ilir-meta-ka-porositur-vrasjen-e-vellait-te-nje-deputeti/