Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.
Për News 24 ai tha se më 14 maj fitorja do të jetë e garantuar, ndërsa shtoi se sapo të vijë në krye të bashkisë do të bëjë një audit të brendshëm për fondet që janë përdoru për rindërtimin e shkollave.
Ne i kemi denoncuar dhe kemi bërë kallëzim penal, i kemi drejtuar në institucionet kompetente.
Ai bën përpjekje për të minimizuar humbjen e tij.
Nuk ka thënë asnjë pikë të programit të tij por ka thënë vetëm që do punoj fort. Vendimi parë i bashkisë do jetë një audit i brendshëm. Një rikonstruktim shkolle në Kamzë kushton aq sa kushton një shkollë e ndërtuar nga themeli”, tha ai.