Gjykata e Apelit e GJKKO e la sërish në burg Fredi Belerin, i cili akuzohet se ka blerë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit në Himarë. Gazetari Artan Hoxha dha disa detaje nga qëndrimi i Belerit në qeli. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se për Belerin ka prova me video, por prokurorët nuk i kanë depozituar ende pasi nuk kanë detyrim ta bëjnë këtë gjë në fazën e hetimeve.
“Kjo çështje ka kaluar të tre gjykata të ndryshme. Gjykata e Vlorës, GJKKO dhe GJKKO e Apelit. Të treja kanë lënë të njëjtin vendim dhe kanë miratuar veprimet e kryera nga prokurori. Pjesa që është i paligjshëm dhe ka patur mungesë provash, janë tre gjykata që kanë mbajtur këtë version. Është thënë se janë mbajtur në kushte jo normale, gati çnjerëzore, por ata kanë qenë në kushte spitalore.
Pandeli Kokaveshi, që nga momenti i parë është mbajtur në kushte spitalore. Ka qenë të gjithë kohën nën kujdes mjekësor. Megjithatë, gjykata ka vlerësuar që ai do të vijojë të jetë nën hetim, ka ndryshuar vetëm masa e sigurisë. Pandeli Kokaveshi është lënë në detyrim paraqitje, për të patur kujdes shëndetësor më të mirë. E dyta, zoti Beleri vijon të jetë në spitalin e burgut, pra në kushte spitalore. Pyetët a ka prova? Prokurori nuk është i detyruar të nxjerrë të gjithë provat tani, ato shpalosen kur çështja shkon në gjykim. Janë prova filmike, tani kanë filluar ta pranojnë. Si janë marrë? A janë marrë në rrugë të ligjshme? Këto i çertifikon gjykata. Provat janë me video, unë i disponoj por nuk dalin sepse prishet hetimi”,