Arrestime të tjera ka paralajmëruar gazetari Artan Hoxha, nëse SPAK do ti shkojë më tej çështjes së inceneratorëve.
I pyetur në “News24”, ai u shpreh se prokuroria nuk duhet t’i nënshtrohet presionit. Si dhe SPAK, sipas tij është akoma tek bishti, si dhe çështja synohet të shkojë më lart.
“Prokuroria duhet inkurajuar në rastet e hetimit dhe nuk duhet t’i nënshtrohet presionit. Skema që është ngritur e kam parë të Beçhetti. Me atë skemë na mundi ne. Kjo çështje nisi; shkarpat dhe drutë i solli media, zjarrin ia vunë forcat e opozitës, SPAK s’ka ku të shkojë më. Pritshmëria vijon të jetë më larë. Synohet të shkohet më lart. Ky është hapi i dytë, pasi hapi i parë ishte Elbasani. Çështja e Fierit është tjetërsimi i tokës-truall.
SPAK ka shkuar te bishti. Gjejmë rastin që të inkurajojmë prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit. E di që opozita kërkon që të arrestohet Rama dhe të lërë karrigen bosh dhe të vijë tjetri. Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë; SPAK do shkojë dhe më tej”, tha Hoxha.