Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, kanë vizituar ditën e sotme krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në Hagë.
Hoxhaj ka thënë se ata do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së.
“Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”.