Rublat ruse “nxinë” në fytyrë, Kryemadhin: Përse më hetoni vetëm mua?

Një ditë pas skandalit që shpërtheu në mediat se është financuar nga kompani ruse, ish liderja e PL, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka tentuar të përgënjeshtrojë faktet me të cilat u përballë të enjten. Kryemadhi teksa i cilësoi shpifje, të gjithë dokumentet që i’u përplasën në fytyrë, duke i ‘nxirë’ këtë të fundit, ajo ngriti pyetjen absurde se përse po hetohet vetëm ajo dhe jo mediat që i publikuan skandalin.

Kryemadhi përçvese foli në ‘tym’ duke mos thënë asnjë fakt që të hedhë poshtë akuzat, ajo nuk denjoi të ‘kërcënojë’ mediat duke u kërkur atyre që të mos ia prekin rublat, me qëllim që ajo të mos vijojë denoncimet më inceneratorët.

“Rama dhe Vuçiç mund të kenë përdour shërbime izraelite për të prodhuar fushatën e shpifjeve kundër emrit tim. Dua të sqaroj se Monika nuk ka patur dhe s’ka llogari bankare jashtë territorit të Shqipërisë asnjë marrëdhënie biznesi dhe skam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private as brenda dhe as jashtë vendit, aq më tepër të lidhur me biznesmen rusë. Me artikujt, media tv që ushqehen me parat vjedhura nga qytetarët do shihemi në gjykatë, ndërsa Ramën e di shumë mirë se cfarë  epret. Do dalë e vërteta edhe me izraelitin e Ramës me fushatën shumë të dobët të denizformimit. Top Channel e mori emailin nga zyra e fugës. Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të vucicit të Serbi, sic e dekalron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: INCENERATORËT!  Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit”, tha kryemadhi.

Fjala e plotë e Kryemadhi:

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *