‘Humanist leshi! Akoma nuk ka strehuar popullin e vet pas tërmetit, i paska ra ndërmend për Afganët!’

Nga Ylli Manjani

“Siç e parashikuam!

Gjasme humanizmi është thjesht kolla për të fshehur pordhët politike.

Po të ishte për humanizëm nuk kishte pse të negocionte Amerika. Shtetet i bëjnë gjestet humanitare duke mirëpritur njerëz në rrezik e nuk bëjnë zë. Dhe s’ka pse ta zbulojë një agjenci lajmesh se ka bisedime, sepse qeveria humaniste e bën hapur vendimmarrjen e saj!!!

Për humanizmin nuk kërkohet bisedime, por gjeste.

Dhe, po, padyshim që nuk ka asnjë paragon krahasimi i një grushti Afganas në rrezik me strehimin e Hebrenjve! Këta të fundit nuk i solli Amerika.

Por e gjitha është për politikë. Siç e parashikuam. Sepse në Albanistan po të foli mirë ambasada amerikane, je Boss!!!

E parashikuam dje edhe llumhanen që do lëshojë bosi. E ka gjuhë standarde kur kapet në flagrancë. Pastaj e mbyll në emër të shumicës qeverisëse. Shumicës që sapo e ka vjedhur me ligj në zgjedhjet e fundit…

Me demek është edhe përfaqësues korrekt. Po kur e pyeti shumicën ky? Mbrëmë natën, apo sot në mëngjes?! Me çfarë akti e mandatoi veten të bëjë negociata?

Meqë ra fjala, sot pranon publikisht, për herë të parë, se paska strehuar edhe 2000 iranianë… Ngaqë është human dhe transparent, prandaj!

Humanist leshi! Akoma nuk ka strehuar popullin e vet pas tërmetit, i paska ra ndërmend për Afganët!

Pfffff…”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *