Gazetari i njohur Artjan Tepelena nuk e ka fituar dot betejën me virusin Covid-19 dhe për fat të keq ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij Ilir Tepelena, i cili përmes një postimi prekës në facebook shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të afërt.
“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, shkruan vëllai i gazetarit.
/Priza.al/