Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak. Shtetasi me iniciale E.D, banues në lagjen Kodër të Shijakut, ka humbur jetën duke punuar me vinç.
30 vjeçari ka humbur jetën në ambientet e firmës me administrator, shtetasin A.D, ky i fundit është babai i viktimës.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.