Një 62 vjeçar nga fshati Hysgjokaj, Lushnje ka humbur jetën.
Teksa punonte tokën është rrëzuar aksidentalisht dhe mjeti me të cilën punonte e ka zënë poshtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, shtetasi J. Xh., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), është rrëzuar aksidentalisht, dhe e ka zënë poshtë mjeti bujqësor (zetor). Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.