Humb jetën 65-vjeçari në Shijak, e zuri korrenti në banesën e tij!

Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në Shijak. Burime nga policia bëjnë me dije se A. D., 65 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij në Shijak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *