Mëngjesin e sotëm një 69-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.
69-vjeçari me iniciale K.M. dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai jetonte së bashku me motrën e tij 63 vjeçe K.M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë policia po vijon punën për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 69-vjeçarit.