Një i moshuar ka humbur jetën në Itali, 80-vjeccarit i janë gjetur në xhep çeqe që kapnin shumën prej 300 mijë eurosh, 12 mijë euro cash si dhe çelësat e dy makinave Ferrari dhe Kadillak këto pasuri i janë gjetur nga Infermierët e urgjencës ku dhe humbi jetën pasi shkoi në spital.
Mbrëmjen e ditës së enjte ambulance kishte mbërritur në banesën e tij në veri të Romës, mbasi mësohet se 80-vjeçari mendohet të ketë ndërruar jetë për shkak të një infarkti, por ekspertiza do të zbulojë arsyen e saktë të vdekjes. Policia ka nisur hetimet se pse i janë gjendur aq shuma të mëdha parash në xhep, i moshuari ishte pronar edhe i disa pronave. Të gjitha çeqet, paratë dhe çelësat e makinave ndodhen në polici deri në momentin e dorëzimit të ndonjë prej familjarëve ose të afërmeve të të ndjerit. Sipas hetimeve 80-vjeçari jetonte vetëm me gruan në shtëpi dhe nuk kishte fëmijë, ku bashkëshortja pritet të merret në pyetje mbi pasurinë e 80 vjeçarit ku në garazhin e shtëpisë i janë gjendur edhe dy mjete njëri tip Mercedes dhe një Suzuki