Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor. Viktima është 34-vjeçari Ilsjan Demko, i cili banonte në Siracusa.Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu u përplas me një kamion.
Ai udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë. Si pasojë e përplasjes, Demko ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.