Ka humbur jetën nga Covid-19 gjyqtari i Gjykatës së Korçës. Mësohet se Maksim Qirjazi ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare dhe prej 10-ditësh ndodhej i intubuar.
Ai ishte dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të infektimeve dhe humbjes së jetëve.
/Priza.al/