Një i mitur ka ndërruar jetë te Vau i Dejës.
Dyshohet se shtetasi me iniciale E. A., 14-vjeç ka rënë në kontakt me rrymë elektrike, ku për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.