Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Tapizë-Thumanë. Një 21-vjeçar është përplasur nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën. I aksidentuari Xhelson Gabili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë që 28 vjeçari, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/