Mediat helene raportojnë se 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.

Thuhet se përplasja ka qenë shumë e fortë, sa që është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses me qëllim nxjerrjen e shqiptarit të plagosur prej mjetit. Deri tani nuk dihen shkaqet e aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton.

/Priza.al/