Në autostrdën Durrës-Tiranë një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera, policia njofton se një shtetas ka mbetur i plagosur i cili ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi automjet, dhe për pasojë automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin V. D.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi B. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.